Arta : Jam një juriste boll e mirë, pasi di të gatuaj pilaf me pulë
Ditën e djeshme në KLP u bë prezantimi i platformës nga ana e 3 kandidatëve për Prokurorin e Përgjithshëm, mes të cilave dhe Arta Marku e cila kërkon një mandat të plotë në krye të akuzës.
- Mirëpo gazetari Flamur Vezaj, ka një tjetër version të fjalëve të Markut, dhe punës së saj në këto dy vite si e përkohshme në krye të prokurorisë.
Postimi me plot humor i gazetarit:
Kerkoje qe te me besoni pergjegjesine dhe detyren e Prokurorit te Pergjithshem pasi mbarova me suksese misionin 2 vjecar te PPP-se, duke respektuar ne detaje te gjitha detyrat qe me dha qeveria!
Jam nje juriste boll e mire, pasi di te gatuaj presh ashtu sic bera me dosjen e pergjimeve te “Dibres”! Di te gatuaj fasule ne tave ashtu sic bera me dosjen e pergjimeve per zgjedhjet ne Durres! Gjate kesaj kohe kam gatuar edhe pershesh me qumesht, ashtu sic e bera me dosjen e “Toyota yaris”!
Vec ketyre, gatuaj edhe qofte me lenge ashtu sic pregadita dy vjedhjet e dosjeve ne Prokurorine e Durresit! Kam gatuar edhe patate me mish, fiks sic bera me dosjen e kontrabandes se cigareve me te dyshuarin pronarin e ri te “Air Albania”! Por di te gatuaj edhe pilaf me pule, me te njejten shije sic bera me dosjen e Agron Xhafes.
Por kryesorja di te gatuaj byrek me qepe e domate ashtu sic bera me dosjen e “Unazes se Re” dhe banoreve te Astirit! Se gatimet vegjetariane i bej me te njejtat perime te prodhuar me metoden Spiropali ashtu si hetimet per dosjet e Erjon Veliajt te Bashkise se Tiranes! Etj etj
Keshtu qe nese me zgjidhni mua perseri ju premtoj se do te punoj me shume me zyren e propagandes se qeverise qe te permbush objektivat e gatimit te mire dhe me shije qe populli te kaloi edhe ne mbipeshe pervec pergjumjes!
#Arta_Marku_kuzhiniere_vizionare_ne_PP#
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



