Artan Gjermeni, avokati i Rozeta dhe Havier Dobit: Do presim nga hetimet për 400 mijë eurot
Artan Gjermeni thotë se sot kam kërkuar nga organi i akuzës të mesojme nese objekti i gjykimit është për 120 mijë euro apo për shumën totale?
Sot organi i akuzës ishte konfuz. Objekti i sotëm duhet të ishte vetëm mbi kallëzim e viktimës Alda Klosi, për diferencë do jetë hetimi i mëvonshëm që do të përcaktojë.
Klosi ka pretenduar për shumën 120 mijë euro. Hetimi do të provojë që pretendimi i Klosit është i saktë, pra 404 mijë euro dhe bizhuteri që nuk e dimë ende çfarë vlere kanë do të konstatohet se kujt i përket kjo shumë. Mund të ketë persona që pretendojnë se është e tyre, mund të mos dalë asnjë denoncues; nëse del send pa zot, do t’i kalojnë shtetit”, shpjegoi avokati.
Në dosje thuhet se kjo shumë e madhe dyshohet të jetë vjedhur në banesa të tjera ku Rozeta ka punuar si pastruese, por organi akuzës mesa duket nuk ka kallëzues e për rrjedhojë viktimë të vjedhjeve.
Nga ana tjetër, Alda Klosi e cila rezulton punonjëse e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka deklaruar se shuma që i është vjedhur është rreth 120 mijë euro bashkë me bizhu të shtrenjta, por edhe një orë ‘Maserati’ dhe çanta e portofola ‘Valentino’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



