Artan Hoxha zbulon konfliktin mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinajt
Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me arrestimin e Leonard Dukës, i cili dyshohet për vrasjen e Santiago Malkos dhe armiqësinë dhe Ervis Martinajn. Hoxha tha në një emision televiziv, se ende është e paqartë nëse do arrihet të ekstradohet në Shqipëri.
Lidhur me armiqësinë me Ervis Martinajn, gazetari deklaroi se fillimisht kanë qenë ortarë ke njëri-tjetrin, por aleanca u prish pasi dyshohet se Martinaj i mori 5 milionë euro Dukës. Më tej i shumëkërkuari i mori peng babain, teksa sipas gazetarit, kjo solli më pas që Dukët të bëhen aleatë me kundërshtarët e Ervis Martinajt, duke u bërë një kërcënim tepër serioz për të.
“Leonard Duka dhe Ervis Martinaj kanë qenë ortakë te lojrat e fatit. Kanë paguar taksa në këtë vend. Gjatë rrugës, aleanca u prish. U aludua për 5 milionë euro që ia mori Maritnaj, Dukës. Në një moment përplasjesh njerëzit e Martinajt morën peng babain e Dukës. Pastaj Dukët u bënë aleat me kundërshtarë të tjerë të Martinajt. U vu një shumë, 5 milionë euro, kush i bënte atentat.
Këta kanë organizuar një atentat deri në aeroportin e Prishtinës. Të dy palët kishin në polici informatorë. Kishin shumë para kesh, sepse kontrollonin lojrat e fatit. Fati i Martinajt ishte që mjetet e blinduara të një politikani të rëndësishëm në Kosovë, vajtën për ta marrë. Martinaj nuk u godit aty. Në momentin që filloi konflikti me Dukët, Martinajt iu shtua një kundërshtar që e njihnin mirë. Duka u bë kërcënim serioz. Pasi dështuan në Prishtinë, këta kanë vrarë Santiago Malkon, njeri të afërt të Martinajt. Nuk e vranë mendjen që do i kapte policia. Në momentin kur u eleminua Santiago Malko, fillon disheza e Martinajt.
Leonard Duka është kapur në një vilë private në Bruksel. Qëndronte në mes të Europës. Nga i gjithë grupi është i pari që kapet dhe është më i rëndësishëm. Prandaj quhej princi Darmian. Fakti që kemi të bëjmë me personazhe të tillë, e kupton para 20 vitesh, që këta quheshin çerra lagjesh. Tani ka një problem tjetër Shqipëria, do të jetë shumë e vështirë të ekstradohet. Ai mund të pengojë ekstradimin me studio ligjore”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



