E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Imami përplaset live me Budinën. Shpërthen regjisori dhe braktis emisionin: S’flas me ty se je pjesëmarrës në krim
Publik News

Artan Imami përplaset live me Budinën. Shpërthen regjisori dhe braktis emisionin: S’flas me ty se je pjesëmarrës në krim

 

Aktori Artan Imami ka debatuar ashpër mbrëmjen e sotme me regjisorin Edmond Budina, duke bërë që ky i fundit të braktiste emisionin.

Teksa regjisori Budina fliste për Teatrin, ka ndërhyrë aktori Imami i cili i ka thënë Budinës se ai kishte 2 vite e gjysmë që e kishte bllokuar Teatrin. “Mondi pse u bëre ti 2 vite e gjysmë pronar i atij teatri me dhunë”, i tha Imami regjisorit Budina, ndërsa ky i fundit fillimisht nuk e njohu por kur aktori i tha emrin, Edmond Budina refuzoi të fliste dhe e quajti pjesëmarrës në krimin e shembjes së godinës së TK.

Debati kaloi në akuza të ndërsjellta mes dy artistëve ç’ka solli dhe braktisjen e emisionin nga Edmond Budina. Pavarësisht ndërhyrjeve të moderatores Eni Vasili, regjisori Budina u largua.

DEBATI I PLOTË:

Imami: Mondi pse u bëre ti dy vite e gjysmë vite pronar i atij teatri me dhunë

Budina: Më fal kush jeni ju

Imami: Unë jam Tan Imami

Budina: Unë i dashur Artan nuk dua të flas me juve në këtë rast. Ju jeni pjesëmarrës në krim. Jeni te ata që nuk ngritën zërin kur policia ndërhyri

Imami: Ti gënjen mor burrë

Budina: Jo gënjen ti Artan.

Imami: Kur të thash do vi të marrë 2-3 këmisha, me the hajde hajde se ta tregojmë ne

Budina: Nuk flas me kriminelë. Do ta ndaloni atë apo të iki

Imami: Po fole boll.

Budina: Të lutem Eni do ta ndërpresësh atë

Imami: Të dëgjova në miting, kam 2 vite

Budina: Unë po iki, natën e mirë. Ik te partia merr ndonjë tender.

Imami: Kjo është e tmerrshme. Këta më kanë ndaluar mua të marrë gjërat e mia. Gjerat personale. Ky njeri i cili karakterin e ka kaq elastik

Eni Vasili: Jo ju lutem, ju lutem

Imami: Po çdomethënë kjo, le të flasi dhe ai për mua

Eni Vasili: Jo nuk mund të flisni kur ai nuk është këtu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.