E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Artileri’ golash, emocione dhe spektakël në Champions League
Lajme

‘Artileri’ golash, emocione dhe spektakël në Champions League

Java e tretë e fazës së grupeve në Champions League solli ndeshje emocionuese dhe rezultate të forta në të gjitha fushat e Europës.

Në Mynih, Bayern nuk la vend për surpriza duke fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Club Brugge, duke treguar edhe njëherë forcën e saj në shtëpi. Në “Stamford Bridge”, Chelsea zhvilloi një ndeshje perfekte dhe triumfoi 5-1 ndaj Ajax-it.

Liverpool dominoi totalisht në Frankfurt, ku mposhti Eintracht-in me shifrat 5-1. Ndërkohë, Atalanta dhe Slavia Prague ndanë nga një pikë pas një përballjeje pa gola, ndërsa Real Madrid arriti një fitore minimale 1-0 kundër Juventusit.

Sporting arriti të përmbysë rezultatin ndaj Marseille dhe të sigurojë tri pikë të vlefshme në Lisbonë, falë suksesit 2-1. Në ndeshje të tjera, Galatasaray mposhti 3-1 Bodo/Glimt, ndërsa Athletic Bilbao triumfoi me të njëjtin rezultat ndaj Qarabag-ut.

Rezultatet e plota të mbrëmjes:

  • Atalanta – Slavia Prague 0-0

  • Bayern Munich – Club Brugge KV 4-0

  • Chelsea – Ajax 5-1

  • Eintracht Frankfurt – Liverpool 1-5

  • Monaco – Tottenham 0-0

  • Real Madrid – Juventus 1-0

  • Sporting CP – Marseille 2-1

  • Galatasaray – Bodo/Glimt 3-1

  • Athletic Bilbao – Qarabag 3-1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.