E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artur Zheji analizon deklaratat e forta të Berishës: Gabim taktik! Mjegull që i hidhet opinionit publik
Lajme

Artur Zheji analizon deklaratat e forta të Berishës: Gabim taktik! Mjegull që i hidhet opinionit publik

Analisti Artur Zheji, i ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në News 24, ka komentuar deklaratat e forta të liderit historik të PD-së, Sali Berisha, ku mes të tjerash tha se ambasadorja Yuri Kim duhet të kërkoj të falur për të hyrë në zyrën e tij.

Zheji shprehet se qëndrimet që Berisha shprehu në takimin e mbajtur me gratë në “Foltoren” e Tiranës, përbëjnë akuzat më të rënda drejtuar një diplomati amerikan në Shqipëri.

Sipas tij me këtë lëvizja Berisha bëri një gabim taktik, pasi ambasadorja Yuri Kim me qëndrimet e saj përfaqëson linjën e shtetit që e ka dërguar dhe jo qëndrime personale të saja. Përpjekjen për ta ndarë Yuri Kim nga roli i ambasadores amerikane, Zheji e konsideron një mjegull që përpiqet të hidhet mbi opinionin publik.

“Derisa nuk ka patur deri tani, reagimi amerikan do të jetë akt, nuk do të jetë reagim verbal, do të jetë qëndrim në lidhje me këto deklarata, nëse do të ketë. Unë mendoj se në këto 30-vjet nuk ka patur një sulm më të drejtpërdrejtë ndaj një përfaqësuesi të SHBA-ve në Shqipëri, nga kjo që konsumoi doktori në këtë takim me gratë. Unë mendoj se taktikisht ka bërë shumë gabim, por ai e di.

E dyta përpjekja për të ndarë Yuri Kim nga ambasadorja e ShBA-ve, është një koment i tij, është diçka e sforcuar. Yuri Kim dhe ambasadorja amerikane janë 1 person i vetëm dhe jo dy persona. Të mendosh se Yuri Kim mendon si Yuri Kim dhe jo si ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është një mjegull që i hidhet atij auditori dhe ndoshta dhe opinionit publik.

Nuk mund të ketë dy persona të ndryshëm në një person juridik të vetëm, ajo është ambasadorja e SHBA-ve dhe kaq.  Pasi nuk mundet të aventurohet një diplomat i këtyre përmasave dhe të bëjë deklarata që nuk lidhen me linjën zyrtare të shtetit të saj”, tha Zheji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.