Asgjë e re nga llogjet e jashtëzakonshme në konferencën e jashtzakonshme
Në Rinas Rama nuk do të “fluturojë”
Kureshtje e madhe, pasi kryeministri Edi Rama ka lajmëruar një konferencë në Rinas pas javës dështake në SHBA, ku takoi Pjerinin e Lezhës, Taulantin e Librazhdit dhe u rehatua në një hotel luksi me kosto sheikësh. Hamendësimet janë nga ekstremet te memet.
Ka guximtarë që pohojnë se mund të ketë një dorëheqje. Kjo ndodh vetëm në një rast ekstrem: nëse SPAK-u, ky që njohim ne, i ka me vete këllqet për të lëshuar një urdhër ndalimi dhe pezullimi nga detyra.
Meqë kjo vaki nuk bën vaki, shkojmë përtej.
Pasi të tundë delirin, ndër gjërat që do të rendisë në Rinas do të jenë:
- Vlorën e hoqëm me sugjerimin e partnerëve (pa qartësuar se cilët).
- Në sajë të drejtësisë së re që bëmë, ajo është nën hetim tani.
- Këto raste nuk e zbehin aspak përparimin tonë të madh dhe imazhin e Shqipërisë në botë.
- Pushteti merret dhe lihet me votë. Me zgjedhjet lokale secili do të tregojë peshën e vet.
Pastaj do të lajmërojë ardhjen integruese të Ursula von der Leyen, qokëbërëses së tij të gjendur.
Nuk do të flasë për:
- Licencën si koordinator i bandave që i dha Agasit.
- Licencën për punë të pista që i dha Ron Yeffet-it në trafikun e armëve.
- Timak China dhe ushtrinë e NATO-s në ortakëri me kinezë të sanksionuar nga Pentagoni.
- Vilat milionaeuroshe të Belindës, veprat e përbashkëta penale dhe mosarrestimin e saj.
- Emrat e qeveritarëve dhe politikanëve që janë në dosjen “Aruba”.
- Pjesën e tij, siç thotë në dosjen belge i pandehuri për trafik droge, Ndreu.
- Taulant Ballën në dosjen e Suel Çelës dhe shumë të tjera të trafikut të narkotikëve.
- Olsi Ramën në dosjen “Xibraka” dhe shumë të tjera për call center-at e kriptomonedhat.
Nuk do të thotë se kush e mori në qeveri, ai apo dikush tjetër, “iren” 400 mijë euroshe, siç thuhet në dosjen belge “Black Eagle”.
Nuk do të përmendë emra qeveritarësh, apo edhe të vetes, nëse kanë qenë apo nuk kanë qenë në një nga pesë takimet e samitit të kokainës në Aruba, Monako, Majorka e Antverp.
Nuk do të thotë nëse ai dhe i vëllai, Olsi, e kanë takuar Artur Shehun në Monako apo në Florida, gjatë udhëtimeve të shumta.
Nuk do të pranojë se ka marrë pjesë nga koncesionet, edhe kur të dalin përgjimet dhe listëpagesat me emra nga dosja e inceneratorëve këtë javë.
Nuk do të pranojë as kur të dalin përgjimet e mafies së kokainës, duke rrëfyer se si kanë mbaruar punë me të dhe për të.
Por Rama nuk do të thotë atë që e thotë me veprime. Ramën nuk ka më kush ta takojë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



