Ashensori kishte kohë pa u kolauduar, në momentin që u shkëput ndodheshin 4 persona. Policia merr në pyetje administratorin
News 24” raporton se përveç dy grave të plagosura, kur ndodhi aksidenti në ashensor ndodheshin edhe dy persona të tjerë që nuk pësuan lëndime.
Raportohet se njëra prej grave mori shërbim mjekësor dhe më pas u largua drejt banesës, ndërkohë që tjetra ndodhet ende e shtruar, pasi është e pavetëdijshme.
Blutë nuk e kanë identifikuar ende gruan në fjalë. Sipas mjekëve e plagosura nuk është në rrezik për jetën.
Ndërkaq, policia ka marrë në pyetje administratorin e pallatit ku ndodhi ngjarja e rëndë. Dyshohet se ashensori nuk ishte kolauduar prej kohësh.
Policia po verifikon përgjegjësinë e firmës së kontraktuar për montim dhe mirëmbajtje të ashensorit.
NJOFTIMI PARAPRAK
Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



