E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ashtu ishte një gënjeshtër ….pasagjerët e  ‘AirAlbania’ lexojnë turqisht (Foto)
Lajme

Ashtu ishte një gënjeshtër ….pasagjerët e ‘AirAlbania’ lexojnë turqisht (Foto)

AirAlbania’ u shit në fillimet e saj si një kryevepër e PPP-ve të Rilindjes, por që në fund rezultoi të ishte një ‘flluskë sapuni’.

Për t’iu mbushur mendjen shqiptarëve se kompania ‘AirAlbani’ ishte shqiptare dhe jo turke, rilindasit u vunë avionëve emrat e shkrimtarëve të mëdhenj shqiptarë.

Madje nxituan që tu bëjnë një udhëtim ‘Free’ gazetarëve shqiptarë që reklamimi i kësaj kompanie të zinte hapësirën sa më të madhe mediatike në vend.

Por vetëm kaq, pasi menjëherë filloi t’i dalë koka ‘gjarprit’.

Kompania e cila u shit tek qytetarët si shpëtimi i tyre, e cila do të sillte konkurrencë në treg me çmime të lira, rezultoi krejt e kundërta, pasi udhëtimet me ‘AirAlbania’, janë shumë më të shtrenjta se disa prej kompanive të tjera që operojnë në vendin tonë.

Por jo vetëm kaq, pasi tashmë avionit me emrin ‘Lasgush’, vetëm fasadën ka Shqip, se në brendi është i gjithi turk.

Më poshtë do të shihni se në broshurat që ju shpërndahen pasagjerëve në avion janë në gjuhën turke dhe në atë angleze.

Në një komani shqiptare normale do të ishte që broshurat të ishin në gjuhën Shqipe di dhe në atë angleze, për turistët e huaj.

Ja foto që dëshmon edhe njëherë mashtrimin me ‘AirAlbania’:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.