E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Askush s’mund të fshihet pas logos së PS”, Rama: Inkurajoj prokurorët e SPAK. Cilido ka llogari të hapura me drejtësinë nuk ka punë me ne
Lajme

“Askush s’mund të fshihet pas logos së PS”, Rama: Inkurajoj prokurorët e SPAK. Cilido ka llogari të hapura me drejtësinë nuk ka punë me ne

Në kofenrencën e fundvitit Rama paralajmëroi edhe një herë prokurorët e SPAK të mos shohin majtas e djathtas, por vetëm drejt në rast të shkeljes me ligjin. Kreu i qeverisë u shpre se cilido ka ka llogari të hapura për t’i trajtuar me drejtësinë është e qartë që për aq kohë sa llogaritë nuk janë mbyllur me drejtësinë, nuk ka punë me ne.

“Inkurajoj të mos shohin as majtas as djathtas. Dua të rikonfirmoj që kur e kemi nisur reformën në drejtësi, shumë besonin se nuk do ia dilnin. Bindja ime ka qenë se një gjëje që i ka ardhur koha, asgjë nuk i del para dhe nëse ka diçka me një vlerë të rëndëishme historike për sa kohë kam për të bërë këtë detyrë kaq të lartë, është hedhja e bazave për një drejtësi të drejtë. Cilidoqoftë në këtë pjesë të kampit ku unë jam në krye ka llogari të hapura për t’i trajtuar me drejtësinë është e qartë që për aq kohë sa llogaritë nuk janë mbyllur me drejtësinë, nuk ka punë me ne. Shumë kush e trajton këtë pjesë si diçka që duhet të shqetësohem, ështe e kundërta, inkurajohem dhe inkurajoj prokurorët të bëjnë punën pa rezerva. Askush s’mund të fshihet pas logos së PS, PS s’mund të bëhet zyrë avokatie për asnjë” u shpreh Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.