E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AstraZeneca sfidon Pfinzer, në dhjetor ka gati vaksinën anti-COVID me çmim 10 herë më të lirë
Lajme

AstraZeneca sfidon Pfinzer, në dhjetor ka gati vaksinën anti-COVID me çmim 10 herë më të lirë

Pasi kompania Pfizer raportoi se vaksina anti-COVID e zhvilluar prej tyre ishte 90% efikase dhe do të hidhej në treg së shpejti, një tjetër kompani ka deklaruar se do të nxjerrë vaksinën tjetër para Krishtlindjeve.

Profesor Andrew Pollard, drejtuesi i testimeve të kryera nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca thotë se është optimist se vaksina e zhvilluar prej tyre do të jetë në treg shumë shpejt.

Ai u shpreh se vaksina e tyre do të jetë 10 herë më i lirë se vaksina e Pfizer, që kërkon dy injeksione në disa javë dhe duhet të ruhet në temperaturën -78 gradë celcius.

“Kemi punuar pa reshtur gjatë gjithë vitit dhe mezi presim të shohim rezultatet në muajt në vazhdim. Jemi një ekip i vogël akademik në Oksford. Është një mrekulli që kemi qenë në gjendje të kryejmë prova të një shkalle të gjerë në një kohë të tillë rekord. Partneri ynë AstraZeneca do ta dorëzojë vaksinën mbi një bazë jo-fitimprurëse”, tha ai ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.