E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati i Vlorës, i plagosuri në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës
Lajme

Atentati i Vlorës, i plagosuri në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës

Pas 5 orësh ndërhyrje kirurgjikale, Mikel Mehmeti, i cili mbeti i plagosu nga një atentat në Vlorë është nisur drejt Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Pavarësia”, ku persona të paidentifikuar me motor hapën zjarr mbi automjetin tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonin dy shtetas.

41-vjeçari Mehmeti dyshohet se ka qenë dhe shënjestër e atentatit.

Dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri armësh ndaj automjetit ku udhëtonte 41-vjeçari Mikel Mehmeti dhe një tjetër person.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Gjergj Araniti”.Agresorët duket se e kanë ditur rrugën që do të ndiqte mjeti, duke e qëlluar afër në anën e drejtuesit të makinës.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se dy agresorët janë larguar menjëherë me një motor nga ngjarja.

Policia dyshon se atentati ka qenë i mirëorganizuar. Agresorët kanë braktisur motorin në një tjetër zonë, duke u larguar më pas me një automjet.

Në afërsi të stacionit të trenit, në një zonë informale është gjetur një makinë e djegur terësisht, e cila dyshohet se është përdorur prej tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.