E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati me një të vdekur dhe një të plagosur, policia ‘blindon’ spitalin e Elbasanit
Publik News

Atentati me një të vdekur dhe një të plagosur, policia ‘blindon’ spitalin e Elbasanit

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në fshatin Përparim, në Peqin. Si pasojë e një atentati të organizuar nga disa persona emrat e të cilëve nuk dihen, mbeti i vrarë 23 vjeçari Enti Zylyfi dhe u plagos rëndë me plumb në kokë një 21 vjeçar.

21-vjeçari ndodhet në spitalin e Elbasanit, aty ku ka zbarkuar edhe policia. I riu është duke marrë edhe trajtimin e nevojshëm, por ende nuk ka raportime për gjendjen e tij.

Atentati me armë që ka ndodhur nga një makinë në lëvizje dyshohet të ketë lidhje me ngjarjen e ndodhur një vit më parë, ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, 34 vjeç, (shënjestër e atentatit të atëhershëm), Arben Dylgjeri 56 vjeç nga Elbasani, si dhe Erdal Duranay (shtetas turk) 51 vjeç.

Të rinjtë që ishin shënjestër e atentatit gjatë ditës së sotme janë kushërinj me viktimat e atentatit të 29 dhjetorit të vitit të shkuar. Ende nuk dihet nëse vrasja e sotme ka lidhje me krimin e atëhershëm, por paraprakisht dyshohet për larje hesapesh.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.