Atentati me tritol në Vlorë/ Policia jep njoftimin zyrtar, 33-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore! Niset drejt Tiranës
Vlorë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një 34-vjeçar ka qenë shenjestër e një atentati me eksploziv.
Në lagjen “10 Korriku” në parkimin e një pallati ishte vendosur një sasi e konsiderueshme eksplozive si pasojë ka mbetur i plagosur 34-vjeçari Idrit Sadedinaj.
Ai se në qytetin e Vlorës kishte kohë që nuk kishte ndodhur një ngajrje e tillë.
ga hetimet paraprake, dyshohet se atentatori ka qenë në afërsi të vendngjarjes ku kanë bërë të mundur shpërthimin e lëndës eksplozive, e cila është vendosur në afërsi të garazhit, në pallatin ku jetonte objektivi.
Sipas policisë hetimet janë të përqëndruara tek e kaluara e 33-vjeçarit, si dhe tek aktivetetet e tij jashtë shtetit ku ai ka jetuar për disa kohë.
Sabedini nuk rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Ai nuk rezulton kurrë i dënuar nga asnjë gjykatë në vend.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për gjetjen e indikacioneve që mund të çojnë në identifikimin e organizatorëve të atentatit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



