E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati në Elbasan, makina BMW ishte nisur për të kryer një tjetër vrasje.
Lajme

Atentati në Elbasan, makina BMW ishte nisur për të kryer një tjetër vrasje.

Nga atentati në Elbasan,  dyshohet se i plagosur ka mbetur Talo Çela, një nga  personat më të kërkuar në vend, i cili akuzohet për vrasje.

Çela mendohet se është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga Nuredin Dumani, i cili dyshohet se i ka vrarë vëllain.

Pasditen e sotme, mësohet se makina BMW X5 e cila u qellua tek Ura e Zeze në Papër, ka qene duke dalë nga qyteti i Cërrikut, ku drejt saj janë qëlluar 20 plumba kallashnikovi. Brenda makinës BMW X5 mendohet te kene qene 3 persona, ku deri tani mendohet te jete plagosur shoferi, Talo Cela, i cili ka qenë dhe objektivi i atentatit.

Makina e autorëve pasi ka qëlluar drejt personave te cilët ndodheshin ne mjetin BMË X5 janë larguar ne drejtim te paditur dhe ende policia nuk ka një piste te qarte.

Makina e qëlluar ka ndaluar pak metra me poshtë urës pasi gomat e saj janë çare gjate atentatit.

Ne momentin e ndalimit automjeti është braktisur nga personat qe ndodheshin ne te. Brenda ne automjetin tip BMË X5 jane gjetur 5 litra benzin dhe një kallashnikov, ku mendohet qe 3 personat te cilët u goditen te ishin  nisur për te kryer nje atentat tjetër ne qytetin e Elbasanit.

Ne vend ngjarje kane mbërritur forcat speciale per te kryer krehjen e zonës pasi personat qe u qëlluan brenda automjetit tip BMW X5 te jene strehuar ne fshatrat e njësisë administrative Paper.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.