E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati në Laç/ Viktima u ndoq nga atentatorët, momentin kur u takua me Ylli Brahimin
Publik News

Atentati në Laç/ Viktima u ndoq nga atentatorët, momentin kur u takua me Ylli Brahimin

Në këtë atentat të ndodhur në zonën e Milotit, shumë pranë qytetit të Laçit, mbeti i vrarë Klisman Preci ndërsa është i plagosur Ylli Brahimi, të dy personazhe të njohur të botës së krimit.

Dyshohet se viktima ka udhëtuar me mjetin e tij dhe se është ndjekur nga atentatorët kur ka dalë nga banesa e tij.

“Burime të policisë dhe prokuroria bëjnë me dije se viktima ka udhëtuar me automjetin e tij. Ka mbërritur në oborrin  e banesës së Ylli Brahimit, dhe në momentin kur janë takuar tek automjeti janë gjendur në breshëri kallashnikovi nga një tjetër automjet që është larguar me shpejtësi. Policia dhe prokuroria ka dyshime se viktima është ndjekur nga atentatorët që nga momentin kur ka dalë nga banesa e tij edhe ka rënë pre e këtij atentati. Brahimi i cili i ka mbijetuar një tjetër atentati në vitin 2021 ku u qëllua me breshëri rreth 15 plumba nga një motor nga dy persona të maskuar, Brahimi rezulton të ketë dhe njohje shumë të afërta me Bujar Likën, i ekzekutuar në autostradë në afërsi të Laçit ku mbeti i vrarë edhe biznesmeni Paulin Gjergji Marku. Kjo njohje me Bujar Likën një tjetër pistë e re ku po heton policia dhe prokuroria. Besohet se kohët e fundit përpara se ti mbijetonte atentatit në maj të këtij viti ka pasur një konflikt me një biznesmen të njohur nga zona e Burrelit, pra është edhe kjo duke u hetuar. Duke zhdukur provat dhe përmes korrupsionit ia kanë arritur t’ja hedhin drejtësisë. Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi janë personazhe të njohur botës së krimit”, ka raportuar gazetarja Klodiana Lala.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.