E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Athina   mesazh autoriteteve shqiptare: Qeveria duhet të zbatojë Kushtetutën, Beleri të betohet dhe të marrë detyrën!
Lajme

Athina mesazh autoriteteve shqiptare: Qeveria duhet të zbatojë Kushtetutën, Beleri të betohet dhe të marrë detyrën!

Zëvendësministri i Jashtëm grek, Giorgos Kotsiras nga Këlcyra ka folur për çështjen ‘Beleri’. Zyrtari grek deklaroi se Greqia shpreson që çështja Beleri të zgjidhet sa më shpejt nga autoritetet shqiptare dhe sipas standardeve të BE.

Mesazhi në fjalë është bërë gjatë festës kombëtare të Greqisë, në varrezat ku prehen ushtarët grekë. Mes të tjerash Kotsiras theksoi rëndësinë e zbatimit të Kushtetutës së Shqipërisë, ndërsa shtoi se Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, duhet të betohet dhe të marrë detyrën.

“Uroj që çështja Beleri të zgjidhet sa më shpejt dhe sipas standardeve të BE. Beleri të betohet dhe të marrë detyrën. Qeveria duhet të zbatojë Kushtetutën”, tha zëvendësministri i Jashtëm grek.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, nën akuzën e blerjeve të votave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.