“Atyre u ngeli piruni në dorë” Veliaj tregon çfarë i ndodhi në mes të një takimi zyrtarë
Kreu i Bashkisë së Tiranës ka treguar në “Xing me Ermalin” se si ishte ndjerë ngusht në një takim zyrtarë.
Ai u pyet nga Ermali nëse bën gabime dhe tregoi se si në një takim zyrtarë i kishte shpëtuar një gromësimë.
“Njëherë e kam parë veten keq, kur kemi qenë me një delegacion. Më ka kapur një gromësimë… Siç ishim duke folur për zhvillimin e qëndrueshëm, vetëm kur më del nga fundi i shpirtit… Dhe atyre që u ngeli piruni në dorë!”tregoi duke qeshur Veliaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



