Autoblinda e ushtrisë serbe përplaset me një mjet, 5 të vdekur
Një aksident tragjik ka ndodhur në magjistralen Kralevë-Rashkë në Serbi dje rreth orës 13:00.
Një autoblindë e ushtrisë serbe është përplasur me një mjet civil.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën pesë persona, një baba me tre fëmijët e tij dhe një grua që ndodhej me ta në veturë. E ëma e fëmijëve është e vetmja e mbijetuar e aksidentit të rëndë.
“Vetura civile është shkatërruar tërësisht nga autoblindi ushtarak. Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e zjarrfikësve dhe ato të kërkim-shpëtimit, të cilët arritën me vështirësi të largonin autoblindën që kishte përfunduar mbi veturën civile. Pamjet ishin të tmerrshme, një tragjedi e vërtetë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



