E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Autori i vrasjes së 8-vjeçarit rrëfen si e kreu krimin monstruoz (Dëshmia)
Lajme

Autori i vrasjes së 8-vjeçarit rrëfen si e kreu krimin monstruoz (Dëshmia)

Autori i krimit makabër ka deklaruar para policisë se: “Djali më ofendoi dhe e qëllova“.

Më herët në dëshminë paraprake Klodian Çalamani tha se djalin e kishte marrë në shtëpi dhe më pas e kishte groposur në oborr.

I mituri ishte filmuar gjatë ditës së sotme duke bërë xhiro me biçikletë, ndërsa më pas ishte parë që hynte drejt shtëpisë së autorit. Pasi efektivët kontrolluan të gjithë shtëpinë e autorit të krimit pikasën një gropë të madhe me dhe.

Policët nisën gërmimet dhe zbuluan trupin e pajetë të 8-vjeçarit që dyshohet të jetë goditur me sende të forta në kokë, si kazmë apo lopatë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.