E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Autori  që vuri tritol në dyqanin e avokatit, uli automatin për të fikur kamerat
Lajme

Autori që vuri tritol në dyqanin e avokatit, uli automatin për të fikur kamerat

Detaje të reja dalin nga vendosja e një sasie tritoli në biznesin në pronësi të një avokati në Sarandë.

Mësohet se autori ka ulur automatin që të fikeshin kamerat e sigurisë përpara se të vendoste kallëpin e tritolit, ndërsa kishte ndezur fitilin e lëndës plasëse, por nuk dihet arsyeja përse nuk ka shpërthyer.

Biznesi në fjalë është në pronësi të avokatit Ilia Thanasi.

“Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, raporton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.