E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avioni i linjës Tiranë-Hamburg devijon dhe ulet në Vjenë, nuk dihet arsyeja
Lajme

Avioni i linjës Tiranë-Hamburg devijon dhe ulet në Vjenë, nuk dihet arsyeja

Sipas një raportimi të mbërritur në redaksinë tonë, një avion i linjës Tiranë-Hamburg i kompanisë Wizz Air është devijuar dhe ka bërë një ulje të paplanifikuar në aeroportin e Vjenës.

Një qytetar, i cili e ka ndjekur fluturimin në aplikacionin FlightRadar, ka ndarë me ne informacionin dhe fotot përkatëse. Në aplikacion shfaqet qartë rruga e fluturimit dhe njoftimi për devijimin e avionit Airbus A321 me numër regjistrimi HA-LXY.

Arsyeja e devijimit ende nuk është bërë e ditur. I bëjmë thirrje pasagjerëve ose të afërmve të tyre që kanë informacion mbi situatën të na kontaktojnë për të ndarë më shumë detaje.

Sipas politikave të Wizz Air, në raste të tilla, kompania organizon transportin e nevojshëm alternativ për pasagjerët. Këshillohet që pasagjerët të kërkojnë ndihmë nga agjentët e shërbimit tokësor në aeroport.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.