E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Avokati i Berishës : Irena Gjoka synon djegien e mandatit të Berishës
Lajme

Avokati i Berishës : Irena Gjoka synon djegien e mandatit të Berishës

“E gjithë shtyrja e seancës është për të vonuar (siç caktoi edhe datën pas 10 ditësh)  për të vonuar gjykimin e kësaj kërkese, sepse i vetmi qëllim i kësaj gjykate dhe i politikës që fshihet pas saj është djegia e mandatit të deputetit të z. Berisha.”

Avokati i liderit të opozitës, Genc Gjokutaj, deklaroi sot në përfundim të seancës së radhës në SPAK se me shtyrjen që iu bë sot gjykimit të kërkesës së tyre për lejimin e z. Sali Berisha në seancat parlamentare, u kuptua plotësisht qëllimi politik që po përmbush gjykata: djegia e mandatit të deputetit të liderit të opozitës.

“Ne kemi vijuar me ankimimin e rrëzimit, – tha Gjokutaj. – Sot ishte seanca për shqyrtimin e këtij ankimi me një paradoks. Sot është dekriptuar plotësisht se qëllimi politik po realizohet në mënyrë rigoroze nga kjo gjykatë. Pse?! Në kohën e marrjes së masave së sigurimit në tetor ndaj z. Berisha, masat ishin të pakomunikuara dhe ata i konsideronin të komunikuara dhe të ekzekutuara. Sot ndodh e kundërta.

Ndërkohë që fletëthirrjen e ka firmosur e bija e z. Berisha dhe ka një raport të Policisë që z. Berisha ka marrë dijeni, Gjykata nuk e konsideron këtë si të njoftuar dhe shtyn seancën.  E gjithë shtyrja e seancës është për të vonuar, siç caktoi edhe datën pas dhjetë ditësh – për të vonuar gjykimin e kësaj kërkese, sepse i vetmi qëllim i kësaj gjykate dhe i politikës që fshihet pas saj është djegia e mandatit të deputetit të z. Berisha.

Ajo është shtyrë për në datën 8 shkurt, të shikojmë se ç’marifet tjetër do të nxjerrë gjykata.

Kjo gjykatë sot mori dhe kërkesën për përjashtim të gjyqtares Irena Gjoka, kërkesa e katërt që bëhet për përjashtimin e saj. Ajo nuk dëgjon. Sot ishte një qëndrim jo me dy standarde, por i shtatëfishtë.

Ne do të vazhdojmë betejën sepse kjo gjykatë, që dje i quante vendimet e komunikuara, të pafirmosura, sot me firmë dhe me dijeni e konsideron të panjoftuar, zotin Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.