Celibashi shpëton Hajdarin nga shkarkimi
Avokati i Kryebashkiakut të Kuçovës Sollaku para KQZ : Ja pse ai quhet i padënuar. Kemi rastin e Qerim Ismailit që flet në favorin tonë
“Rasti i Qerim Ismailit flet në favorin tonë. Lidhur me problematikat që ngriti iniciuesi, keni një vendim me dënim qortim shoqëror. Në ato vite kodi jonë nuk ka pasur vendime të tilla. Në janar të 2018 është miratuar ligji për të mitur, aty janë parashikuar disa masa të ngjashme dhe në finale është parashikuar që nëse ke masa të tilla, quhesh person i padënuar. Pra nëse prokuroria ndesh nje situatë që parashikon ky ligj, është e detyruar të mos e filloj, por nëse nuk e ka bërë prokuroria, gjykata duhet ta pushojë cështjen.
Edhe sikur të pranohet cfarë është iniciuar, ne rivlerësojmë që nuk quhet i dënuar. Sa i përket rastit të dëbimit të vitit 2017, ne nuk kemi dijeni, se janë informacione policore, por aty është thënë që në 2017 është hedhur në sistem ajo që ka ndodhur në vitin 1999”, Sollaku.
Një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i dërgoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një shkresë ku rezultoi se kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se shkelja ligjore nuk përbën shkak për të ndërprerë mandatin.
“Ne jemi para një fakti ku subjekti vetëdeklaruar tashmë kryetar i Bashkisë së Kuçovës ka paraqitur formularin e vetëdeklarimit. Në vlerësimin e tij, ai nuk ka paraqitur një të dhenë që lidhet me një proces penal apo administrativ në një kohë të caktuar të zhvilluar në territorin e Greqisë. Në vlerësimin e tij, kjo ka qenë e panevojshme për t’u deklaruar. Ajo që ka rëndësi është që kjo e dhënë nuk e përfshin atë në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën e ka vendimin përkatës. Ngelet për t’u diskutuar pse ai nuk e ka deklaruar.
Në çdo rrethanë ka pasur detyrimin për ta deklaruar. Edhe në respektim të precedentëve të krijuar nga ky institucion që prej vitit 2020, ne kemi mbajtur qëndrim që nuk ka detyrim subjekti vetëdeklarues për të paraqitur në formularin e vetëdeklarimit rrethana dhe shkaqe që nuk e ndalojnë atë të marrin drejtimin e institucioneve publike”, tha midis të tjerash kreu i KQZ.
“Ndaj vlerësoj që nuk ka një shkak ligjor që kryetari i Bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati”, nënvizoi Celibashi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



