Avokati i Popullit/ Mori edhe firmën e Berishës, skualifikoeht Jola Hysaj
Komisioni i Ligjeve ka vendosur sot skualifikimin e katër kandidatëve në garën për pozicionin e Avokatit të Popullit, pasi nuk arritën të mblidhnin numrin e nevojshëm të firmave të deputetëve, siç parashikohet nga Rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta.
Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, bëri me dije se sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj, e cila kishte marrë edhe firmën e kryetarit të partisë, Sali Berisha, arriti të siguronte 27 nga 28 firmat e nevojshme, duke u skualifikuar nga procesi.
Të njëjtin fat kanë pasur edhe kandidatura të tjera. Sajmir Vishaj, për shembull, mori vetëm 26 firma deputetësh dhe gjithashtu u përjashtua nga gara.
Kandidatët e skualifikuar janë:
-
Dardan Mustafaj – 38 firma, por jashtë afatit të parashikuar
-
Jola Hysaj – 27 firma deputetësh
-
Shkëlqim Sulo – 19 firma deputetësh
-
Sajmir Vishaj – 26 firma deputetësh
Ky vendim i Komisionit i hap rrugë për vijimin e procesit me kandidatët që plotësojnë kriteret e nevojshme për të konkuruar për këtë post të lartë institucional.
Kandidatët që kanë kaluar pragun ligjor me shume se 28 firma
Adriana Kalaja – 44 firma
Aranita Brahaj – 35 firma
Besim Ndregjoni – 34 firma
Endrit Shabani – 35 firma
Skënder Haluci – 30 firma
Tartar Bazaj – 28 firma
Këta gjashtë emra konsiderohen tashmë si kandidatë që plotësojnë kriteret ligjore dhe vijojnë garën për postin e Avokatit të Popullit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



