Avokati Maks Haxhia zbulon bisedën private me Saimir Tahirin para dënimit: I thash s’po më pëlqen… Largohu…!
Avokati i Saimir Tahirit, Maksim Haxhiaj, ka rrëfyer bisedën e tij private me ish-ministrin e Brendshëm para marrjes së vendimit për dënimin e tij me burg.
Duke folur në emisionin “Opinion” ai shprehet se i kishte thënë ish-ministrit të shkonte në shtëpi për t’i përgatitur për vendimin, pasi lëvizjet e pazakontë të bënin të kuptoje se ishte marrë një vendim.
Ndërkaq gazetarja Klodiana Lala tregon se ndonëse Tahiri qeshte para kamerave gjatë komunikimit të vendimit nga gjykatësi pati një moment kolapsi, por më pas e mori veten.
BISEDA
Lala: Kur unë kam dalë jashtë kishte shtim të forcave të policisë së shtetit, çka tregonte se Tahiri do dënohej. I thashë Maksit, çfarë po ndodh? Më tha nuk e di por kjo vonesa po më shqetëson! E pyeta i ke thënë klientit që të largohet, tha ia kam dhënë tha si opsion. Kishte mundësi të largohej si Adriatik Llalla.
Haxhiaj: I thashë Samir po shoh që këta kanë një organizim të veçantë dhe lëvizje të veçanta dhe persona që s’janë të zakonshëm në vendimmarrje, prandaj ka një gjë në qoftë se do të ikësh, të marrësh masat të ikësh në shtëpi të përgatitesh mund të shkosh. Më tha jam përgatitur me kohë që kur nisa luftën. Unë i thashë ik në shtëpi që të përgatitësh ata të shtëpisë.
Lala: Në 4 orë e gjysmë pritje ka mbajtur distancë me gazetarët. Ka komunikuar me avokatin, i kanë sjellë paketa dhe ujë. Ai qesh përpara kamerave, por kur gjyqtari komunikoi vendimin pati një moment kolapsi, por pastaj e mori veten. Tahiri ngushëlloi avokatin.
Ndersa gazetari Lorenc Vangjeli shprehet se ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili aktualisht po vuan dënimin në burgun 313, ka informacione të shumta sensitive për politikanë të tjerë.

Gjatë emisionit “Opinion”, Vangjeli deklaron se Tahiri madje ka dhe informacione për “marrëdhënie të papërshtatshme apo dhe për performanca seksuale” të figurave të tjera politike.
Sipas gazetarit, Tahiri i mblidhte këto informacione me mendimin se do t’i përdorte ndaj kundërshtarëve politikë dhe ndaj kolegëve.
“Tahiri ka pasur në kohën që ishte në detyrë, një udhëtim të gabuar, në një kohë të gabuar dhe nën shoqëri të gabuar drejt Brukselit. Ka ndodhur një ditë pas një prej operacioneve mëtë mira të Policisë së Shtetit, operacioni i Xibrakës. Tahiri ka gabuar kur është larguar nga detyra. Janë gjëra që nuk ndodhen në dosje. Çfarë ka bërë nga largimi nga detyra. Stili i jetesës së tij, ishte larg nga ajo e një zyrtari të një niveli të tillë. Për një politikan ka disa mënyra qasjeje.
Drama e Tahirit nisi kur u vendos në atë detyrë. Standarti që u vendos, kjo stekë e tillë në këtë standart, i rri në mënyrë perfekte çdo politikani tjetër. Saimir Tahiri nën frymëzimin e fushesë, mendonte se pushteti është informacion. Tentoi të bëhet mbartës i informacionit. Heshtja e Saimir Tahirit në burg, shqetëson ca njerëz që kanë fituar disa para në mënyrë të pandershme dhe Saimiri i di.
Di shumë për vese vetiake, di shumë për marrëdhënie të papërshtatshme apo dhe për performanca seksuale. Ka mbledhur në mënyrën e tij, materiale që ai mendonte se do i përdorte ndaj kundërshtarëve politikë dhe ndaj kolegëve të tij në polici. Nëse Saimir Tahiri flet, do të ishte një thesar për të mësuar jo thjeshtë të fshehtat e nëntokës tonë, por edhe veset e atyre që janë lartë. Ka 3 fajësi për një politikan, penalja, është moralja, me emrin e Tahirit që lidhet kanabizimi i vendit. Është dhe fajësia politike që ai e ka marrë nga partia që e çoi aty. Sot Tahiri është viktima ekselente e vetvetes dhe shprehja e “ka një rradhë gjithmonë, dhe sot pritet kujt do i vijë radha’” – tha Vangjeli.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



