Azilanti sudanez merr thikën dhe sulmon klientët në një furrë buke
Një azilant sudanez, rreth 30 vjeç, ka marrë thikën dhe ka sulmuar klientët e furrit të bukës në Romans-sur-Isere.
Nga sulmi kanë mbetur të vdekur 2 persona, ndërkohë që 4 janë plagosur rëndë, ndërsa një tjetër ka marrë plagë të lehta.
Policia franceze ka arrestuar agresorin, që ndodhej në Francë për të kërkuar azil.
Nuk ka ende asnjë të dhënë nëse ky ka qenë sulm terrorist ose jo, ndërsa policia po vijon hetimin për zbardhjen e ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




