Babai i Loredanës nuk e do lidhjen e saj: S’duhej të arrije deri në atë pikë
Loredana dhe Jozi më në fund këtë javë kanë shkëmbyer puthjen e parë.
Çifti i Big Brother kanë deklaruar mbrëmjen e sotme se ndihen më mirë se kurrë me njëri-tjetrit, ndërsa nuk kanë nguruar që të puthen edhe para banorëve, pas kërkesës së publikut nga studio që brohorisnin “puthe, puthe”.
Babai i Loredanës ishte këtë mbrëmje në shtëpinë e Big Brother për t’i bërë surprizë vajzës së tij.
Por ndërsa i tha se është krenar dhe i kënaqur për të, ai tha se nuk është dakord për lidhjen e saj me Jozin, duke i thënë se është afruar shumë.
“Je afruar shumë me Jozin, erdhe për programin tënd, je vajzë shumë e mirë, shumë e rritur, më bëhet qejfi që t’i të ecësh në rrugën tende dhe jo të ndikohesh nga dikush tjetër që nuk e di a është apo jo për ty. Po të jetë për mirë, keni kohë që të njiheni me njëri tjetrin, por për këtu ti erdhe të bësh programin tënd dhe këtë të bësh”, i tha ai.
“Unë rrugëtimin tim do e bëj, por ai është bërë pjesë e saj”, i tha Loredana.
“Nuk duhet të kishe arritur deri në pikë. Ti e di që unë s’të ndaloj, por ty të ka mbuluar, të ka vënë një perde por ti nuk e kupton. Megjithatë forca, se ti do i a dalësh, me një cik distancë siç të takon. Të bësh lojën tënde”, i tha babai Loredanës.
“Do t’i mbajë vëth në vesh këto”, tha ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


