E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai i Vis Martinajt për herë të dytë në GJKKO
Lajme

Babai i Vis Martinajt për herë të dytë në GJKKO

Babai i Ervis Martinaj, Mustafa Martinaj, është paraqitur ditën e sotme për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në procesin për pasuritë e të birit.

Seanca u shty sërish për shkak të mungesës së dy avokatëve. Pas daljes nga gjykata, Mustafa deklaroi për gazetarët se autoritetet nuk duan të zbardhin zhdukjen e Ervisit, duke thënë: “I kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkretë, por askush nuk është interesuar që atëherë.”

Ervis Martinaj, i njohur si “mbreti i bixhozit” në Shqipëri, kishte ndërtuar një perandori të lojërave të fatit dhe basteve sportive përmes kompanive të tij “King Casino” dhe “Albania Baste Live”.

Ai u bë objekt hetimesh të SPAK dhe policisë për pastrim parash, veprimtari të paligjshme dhe lidhje me krimin e organizuar. Emri i tij lidhet edhe me ngjarje kriminale, përfshirë një përplasje me armë në ish-Bllok në vitin 2018, ku një person humbi jetën dhe vetë Martinaj u plagos.

Martinaj rezulton i zhdukur që nga 8 gushti 2022, kur u pa për herë të fundit në Tiranë pranë zonës së “Zogut të Zi” dhe u largua me një automjet luksoz. Autoritetet shqyrtojnë dy pista kryesore: një vrasje nga grupe kriminale kundërshtare ose një zhdukje e inskenuar për të shpëtuar nga ndjekja penale.

SPAK ka nisur hetime financiare, duke sekuestruar prona, llogari bankare dhe biznese të lidhura me Martinajn dhe familjarët e tij, me vlera që kapin miliona euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.