E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai musliman, dhunoi dhe pengoi vajzat të shkojnë në shkollë
Publik News

Babai musliman, dhunoi dhe pengoi vajzat të shkojnë në shkollë

Zbardhen detaje të reja nga përplasja me armë si në filma, mes policisë dhe kryefamiljarit Ronald Kryemadhi në Kamëz, gjatë ditës së sotme.

Kryemadhi akuzohej për dhunë në familje pasi pengonte fëmijët të shkonin në shkollë me pretendimin se ata i shkollonte Allahu.

Policia ka shkuar ditën e sotme në shtëpinë  e tij për ta shoqëruar në Gjykatë lidhur me veprën penale që rëndon mbi të, por ai ka ka nxjerrë kalashnikovin dhe pistoletën dhe i kërcënuar për vdekje efektivët nëse do ti afrohen.

Kryemadhi rreth 1 vit më parë është akuzuar për dhunë në familje, ndaj fëmijëve dhe se i ka penguar ata të shkojnë në shkollë.

Mbi të rëndojnë veprat penale “Keqtrajtimit të të miturve”, pasi ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht dy vajzat e tij R.K dhe K.K. Procesi gjyqësor ndaj tij vijon dhe pritet që në ditët në vijim të ketë një vendimmarrje për këtë çështje.

Sakaq dyshohet se Kryemadhi i cili i përket besimit Mysliman, është me bindje ekstreme, dhe se i pengonte fëmijët të mësonin me pretendimin se ata i shkollonte Allahu.

ekstremisti-600x440.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.