Bajerni arrin akordin me futbollistin holandez
Futbollisti holandez Dalej Blind do të transferohet te gjigantët e Bundesligës, Bajern Mynih. Lajmi është raportuar nga gazetari sportiv Fabrizio Romano. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, Romano ka zbuluar se ata kanë arritur një marrëveshje.
Rikujtojmë që holandezi u largua nga Ajaksi në fund të dhjetorit dhe tashmë është gati për një aventurë të re. Edhe pse mori disa oferta nga klube të tjera, duket se nuk i ka bërë ballë propozimit të bavarezëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



