E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bajrami e gjen vetëm me djalin, Selvija prek me dedikimin për Shpat Kasapin
Lajme

Bajrami e gjen vetëm me djalin, Selvija prek me dedikimin për Shpat Kasapin

“M’plasi kjo zemër nga mungesa jote”

Dhimbja për humbjen e Shpat Kasapit vijon të jetë e thellë për Selvije Jaon, e cila herë pas here ndan momente prekëse në rrjetet sociale në kujtim të tij.

Së fundmi, ajo ka publikuar një InstaStory ku shfaq një video të këngëtarit, të shoqëruar me një mesazh që reflekton dhimbjen e madhe që po përjeton. Me fjalë të ndjera, Selvija shpreh mungesën e tij, duke rrëfyer se ndjen sikur zemra i “plas” nga dhimbja.

Në mesazhin e saj, ajo prek edhe një moment shumë të ndjeshëm: festën e Bajrami, e cila këtë vit do ta gjejë vetëm me djalin e tyre të vogël, Roelin. Mungesa e Shpatit e bën këtë periudhë edhe më të vështirë për të, ndërsa përballet me realitetin e ri si nënë e vetme.

“M’plasi kjo zemër nga mungesa jote o jetë, sa të vetëm na ke lënë bashkë me Roelin e nuk e di si do vijë festa e Bajramit pa praninë tënde”, shkruan ajo në postimin e saj.

shpat kasapi

Humbja e papritur e Shpat Kasapi në fund të nëntorit, në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër, ka lënë një boshllëk të madh në jetën e familjes së tij. Sot, Selvije Jao përkujdeset e vetme për djalin e tyre trevjeçar, duke mbajtur gjallë kujtimin e artistit përmes fjalëve dhe emocioneve që ndan me ndjekësit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.