Ditëlindja e parë pa Shpat Kasapin, Selvije Jao prek me dedikimin
Selvije Jao ka festuar ditëlindjen, por këtë herë kjo datë e veçantë ka ardhur me një ndjesi të fortë mungese pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.
Me rastin e ditëlindjes, Selvija ka zgjedhur të rikthejë një kujtim nga e kaluara. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video nga një prej festimeve të mëparshme, ku shfaqet së bashku me Shpatin, i cili e surprizon në ditën e saj të veçantë.
Krahas videos, ajo ka ndarë edhe një mesazh emocional, duke kujtuar mënyrën se si bashkëshorti i saj e kthente gjithmonë ditëlindjen në një moment të veçantë, pavarësisht vështirësive që mund të kalonin.
“Sado angazhime të kishe, sado momente të vështira të kishim kaluar, edhe kur jeta na sfidonte aq shumë, ti prapë nuk e harroje këtë ditë. Ti prapë dije si ta bëje ditën time festë”, shkruan Selvija.
Kujtimi i Shpat Kasapit ka qenë i pranishëm në ditëlindjen e Selvijes, e cila këtë vit e ka përjetuar festën nën peshën e mungesës së bashkëshortit.
Videoja e publikuar prej saj ka rikthyer një nga momentet e tyre të përbashkëta, duke e bërë këtë ditëlindje edhe më të ndjerë për të.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




