E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Selvija prek me dedikimin për Shpat Kasapin: Roeli po thotë “Daddy”
Lajme

Selvija prek me dedikimin për Shpat Kasapin: Roeli po thotë “Daddy”

Një moment prekës ka ardhur nga Selvije Jao, e cila ka ndarë me ndjekësit një kujtim të ndjerë për ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën kur ai do të festonte 41-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka publikuar një video ku artisti shfaqet në momente të ngrohta pranë djalit të tyre, Roelit. Pamjet janë shoqëruar me një dedikim emocional, ku dhimbja për mungesën ndërthuret me ndjesinë se ai vijon të jetë i pranishëm në jetën e tyre në një formë tjetër.

“Sot është dita jote… Ti nuk je larg, je vetëm në një formë tjetër: engjëlli ynë mbrojtës. Çdo bekim që na vjen, çdo gjë e bukur që na ndodh, e ndiej si shenjë nga ti,” shkruan ajo.

Në vijim të mesazhit, Selvija ndalet edhe te raporti i të birit me kujtimin e të atit, duke përshkruar emocionin që përjeton çdo ditë.

“Roeli po thotë ‘Daddy’… dhe zemra ime e di që ti e dëgjon, që je pranë nesh. Urime ditëlindjen në parajsë, Shpat. 5 muaj pa ty, por gjithmonë në zemrat tona,” përfundon ajo, duke prekur thellë ndjekësit me fjalët e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.