E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla akuza Metës: Dëmtim për negociatat, më vjen keq që PD-ja…
Publik News

Balla akuza Metës: Dëmtim për negociatat, më vjen keq që PD-ja…

Nga foltorja e Kuvendit, Balla ka treguar per nje takim qe kane pasur me 4 ministra te jashtem te BE, vetem nje ore, pasi ata ishin takuar me presidentin Ilir Meta

 

“Dje pasdite zhvilluam një takim me krerët e diplomacisë së katër vendeve të BE. Në asnjë moment këto vende nuk e vënë në dyshim raportin e KE që vlerëson që prej vitit 2018 fillimin e bisedimeve për Shqipërinë. Ky Kuvend bashkë me shumicën parlamentare është një reflektimi i asaj që 97% e shqiptarëve mbështesin rrugën europiane të Shqipërisë. Ne duhet të jemi gjithmonë së bashku. Bashkë me kolegët e opozitës parlamentare jemi ndjerë të trishtuar nga qasja që presidenti i Republikës kishte pasur ndaj ministrave të BE një orë para takimit me ne. A thua se kishin folur me një president të një vendi kundërshtar me Shqipërinëm, nderkohe qe ne  duhet të kemi qasje me vlerësim e dashuri për vendin tonë. Nuk dua të zgjatem më tej se si me lloj letrash drejtuar presidentëve dhe kryeministrave të vendeve të BE, Ilir Meta bashkë me ndonjë faktor të opozitës, e më vjen keq se si PD u bë shtojcë e Metës, ka përpjekje për të dëmtuar vlerësimin që dha KE të hënën e që mezi presim që në tre ditët e Keshillit Evropian të marrim një lajm pozitiv. Dua të shpreh vlerësimin që pas shumë kohësh Këshilli Kombëtar për integrimin ka një axhendë intensive sa i përket drejtësisë që mbetet gur themeli për integrimin”, u shpreh Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.