E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla flet për flakadanët dhe dhunën  në Kuvend: Jemi në kushtet e një situate emergjente, koalicion kombëtar për viktimat e dhunës
Lajme

Balla flet për flakadanët dhe dhunën në Kuvend: Jemi në kushtet e një situate emergjente, koalicion kombëtar për viktimat e dhunës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla teksa foli për viktimat e dhunës, e çfarëdolloj forme qoftë ajo, theksoi se nevojitet një koalicion kombëtar për të reaguar kundër këtij fenomeni.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e strategjisë për mbrojtjen e viktimave të krimit, Balla tha se edhe në Kuvend ka dhunë, siç është gjuha e përdorur ndaj ligjvënëseve.

“Si mund të mbrohet një viktimë e dhunës seksuale nëse shteti nuk bëhet mbrojtësi i saj? Jemi në kushtet e një situate emergjente, që kërkon ndërhyrje.

Duhet të bëhemi të gjithë bashkë, të krijojmë një koalicion kombëtar të të gjithë aktorëve, të shoqërisë civile dhe të medias. Ka forma të caktuara dhune dhe në Kuvendin e Shqipërisë, jo fishekzjarrët dhe tymueset, por për gjuhën. Gjuha ndaj vajzave dhe grave në Kuvend, kjo përçohet dhe në shoqëri. Flas për bullizmin në shkolla.”, tha Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.