E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla flet për hallin e Metës dhe i kujton shkarkimin: Ai duhet të ndajë përfundimisht nëse do të…
Publik News

Balla flet për hallin e Metës dhe i kujton shkarkimin: Ai duhet të ndajë përfundimisht nëse do të…

Në një prononcim për  mediat, pyetur nëse kriza e fundit me presidentit dhe shumicës do të ndikojë në raportin e komisionit për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Balla ka dhënë këtë përgjigje:

“Nuk kemi krizë me presidentin ka presidenti krizë me Ilir Metën dhe këtë duhet ta zgjidhë presidenti me Ilir Metën, që do të thotë që Meta të ndajë përfundimisht nëse do të jetë një prej liderëve të opozitës apo presidenti  i vendit. Ai është një institucion në hetim parlamentar për shkelje të renda të Kushtetutës dhe shkeljet e rënda nëse Komisioni Hetimor Parlamentar i gjen bazuar në hetimin që po bën, është Komisioni Hetimor që në vijim të praktikës së bashkëpunimit me Venecian, ka kërkuar edhe ekspertizën e saj, dhe nëse Kuvendi voton me 94 vota shkarkimin, kjo procedurë i kalon kushtetueses. Në aspektin e të drejtës kushtetuese, gjithë beteja e presidentit në emër të Gjykatës  Kushtetuese më duket si përpjekja e një personi të vënë në akuzë që sulmon gjyqtarin e cështjes. Hallet e shqiptarëve janë tërësisht të ndryshme nga halli i Ilir Metës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.