E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla i përgjigjet Berishës: Nëse kërkon të shohë Presidentin në Gjykatë Kushtetuese është çështje e tij
Lajme

Balla i përgjigjet Berishës: Nëse kërkon të shohë Presidentin në Gjykatë Kushtetuese është çështje e tij

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu përgjigj ish-kryeministrit Berisha, i cili tha se sot Presidenti Meta shkeli kushtetutën pasi firmosi jashtë Shqipërisë dekretin e lirimit nga detyra të Bajram Begajt. 

Sipas Ballës, i gjithë procesi është kushtetues, duke theksuar se eshte ceshtje e Berishes nese kerkon qe te shohe Ilir Meten ne Gjykate Kushtetuese.

“Të thuash që kjo çështje, ose të thuash që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, por turke është njësoj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë.

Procesi është kushtetues, e drejta për tu zgjedhur i garantohet gjithkujt. Kuvendi ka pritur procedurën e nisur nga Ministria e Mbrojtjes, Kryeministri dhe më pas nga presidenti. Nëse Berisha është i kënaqur nga Meta dhe kërkon do të shohë Metën në Gjykatë Kushtetuese le ta provojë është çështje e tij”

Më tej Balla tha se Bajram Begaj do të jetë një President konsensual.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.