E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla ‘ia plas’ në sy Gonzatos: Ne nuk i bëjmë ligjet se na thoni ju!
Lajme

Balla ‘ia plas’ në sy Gonzatos: Ne nuk i bëjmë ligjet se na thoni ju!

Ligji për barazinë gjinore u kthye sërish në qendër të diskutimeve gjatë një tryeze të zhvilluar me të rinjtë në Shkollën e Integrimit Europian, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato. Ai theksoi se akte të tilla ligjore duhet të diskutohen gjerësisht, për të zvogëluar hapësirën për dezinformim, ndërsa shtoi se miratimi i ligjit është vetëm pika e nisjes.

“Akte ligjore që kanë të tillë komponent me vlerë sociale duhet të përgatiten dhe diskutohen gjerësisht, duhet të ketë debat mbarëshoqëror dhe për të siguruar që termat e reformës të kuptohen dhe që ka më pak hapësirë për dezinformim. Ligji synon të ofrojë garanci në mënyrë që barazia mes grave e burrave të jetë realitet. Ligji garanton mos të ketë diskriminim bazuar në faktorë të ndryshëm, përfshirë seksin. Ne monitorojmë sepse çdo vit botojmë një raport progresi, çka nënkupton që kërkojmë llogaridhënie qeverisë dhe aktorëve për angazhimet kundrejt ligjeve, por kryesisht përgjegjësia monitoruese i takon qeverisë dhe agjencive. Miratimi i një ligji është vetëm pikënisja”, tha Gonzato.

Në të njëjtën tryezë, kreu i grupit të PS, Taulant Balla, u ndal tek polemikat e krijuara rreth ligjit, duke shtuar se ai u përdor si një top për të goditur tjetrin, pa përmendur emra, përfshirë Sali Berishën, dhe sulmet e tij ndaj ambasadorit nga foltorja e Kuvendit.

Akuzave të Berishës se ligji u miratua për shkak të kërkesës së Gonzatos, Balla iu përgjigj duke ia thënë në sy ambasadorit se ligji nuk ishte nënshtruar nën ndikimin e tij, dhe shpjegoi arsyet që çuan qeverinë drejt hartimit të tij:

“Ndihem i habitur me shoqatat e barazisë gjinore që marrin pjesë nëpër takime, harxhojnë nëpër restorante, hotele, kokteje dhe t’iu them të drejtën nuk kanë bërë, ligji për barazinë gjinore nuk ka pas lidhje me gjithçka u tha, u tjetër nëpër banakë, u tha që ligji për barazinë gjinore e ndryshon gjinitë, ligji të thotë gjini sipas këtij ligji janë roli që shoqëria i ka caktuar burrit dhe gruas. Në këtë vend realisht këta namuzqarët mendojnë se gratë e Shqipërisë trajtohen me pagë njëlloj nëpër të njëjtin vend pune që bëjnë dhe burrat, jo. Një burrë në vend të saj e merr rrogën më të lartë.

Këtu u krijua një histori e madhe, e morën edhe parti politike për ta shfrytëzuar ligjin si një top për të goditur tjetrin. Thirrja ime është që Shqipëria. Ambasador ne nuk i bëjmë ligjet se na thoni ju, që të jemi të qartë për këtë pjesë. Kryetari i kuvendi e ka thënë dhe unë them, gjëja që duhet të bëjmë ndryshe është pjesa e kontrollit post legjislativ është një ndër ligjet më të mira të barazisë gjinore sot në Europë, gjëja që mbetet është ta çojmë tek zbatimi”, tha Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.