Balla: Jam më socialist se Ditmir Bushati, akuzat e tij të pavërteta
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ftuar në emisionin “Real Story” komentoi deklaratat e deputetit socialist Ditmir Bushati, i cili votoi kundër koncesionit në Portin e Durrësit.
Balla tha se gjithçka që ka thënë z.Bushati është e pavërtetë.
“Në vend që unë të shfrytëzoj këtë bisedë për gjithçka është bërë në betejën kur jemi në luftë me Covid-19 dhe gjithçka është bërë edhe në bashkëpunim me bashkitë, me policinë, me ushtrinë etj, ku shpreh edhe falënderimin ndaj kryeministrit, duhet të harxhojmë edhe ndonjë kapsollë boshe. Gjithçka që tha kolegu im i vjetër Bushati nuk qëndron. Nuk qëndrojnë këto argumentet e oligarkët, sepse për mua rëndësi mbi të gjitha kanë njerëzit e thjeshtë të vendit tim. Unë besoj se zoti Bushati nuk ka informacionin e duhur. Pretendoj se jam më socialist se zoti Bushati. Nuk do e votoja nëse kjo marrëveshje koncesionare sjell një monopol. Vendimi ul çmimet për hidro-karburet. Nga ana tjetër, Bushati ka shërbyer si kryediplomat i Shqipërisë, ka vlera, por padituria në këtë çështje ngre balona që i shkojnë për shtat tabakëve e Gridave të PD-së”, u shpreh Balla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



