Balla: Luli sot gënjeu/ Kaca nuk ka qenë anjëherë anëtar i PS -së
Gjatë protestës së PD-së foli edhe aktivisti socialist, Agim Kaca.
Ai e akuzoi qeverinë si të korruptuar dhe të kriminalizuar. Kjo ka çuar në reagimin e kreut të të grupit parlamentar të PS –së, Taulant Balla.
Ky i fundit nëpërmjet rrejeteve sociale ka publikuar fotot e Kacajt në kohë të ndryshme, por në të njëjtin vend, në protestën e opozitës.
“Lulzim, e bëre zbor këtë gjoja “socialistin”. E nxorre edhe para dy vitesh në një takim elektoral në Dibër. Nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Partisë Socialiste ky. Siç ka thënë me të drejtë Jozefina Topalli: “Luli t’rren edhe kur e pyt sa asht ora”. Edhe sot gënjeu.- shkruan Balla në rrjetet sociale./CNA.al

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



