Balla: Një gjë po i them Lulit, Monikës dhe Saliut ne nuk tërhiqemi
Kryetari i Grupit Parlamentar te PS-se, Taulant Balla, ka deklaruar para socialistëve të Beratit se “PS nuk ka në plan të tërhiqet”.

“Nuk kemi në plan të ndajmë përsëri qeverinë me Lulin se Luli nuk fiton dot zgjedhjet! Kjo është e paimagjinueshme. Ne duam të përballemi me Partinë Socialiste, por PS-ja të mos ketë Edi Ramën! Kjo nuk ka kuptim. Kjo është e papranueshme, prandaj nga sot e deri në 2021 dhe pas 2021-isht ne do jemi në qeveri kurse Luli në Hollandë”- tha Balla, gjate takimit qe drejtuesit politik të qarqeve Elbasan, Korçë dhe Berat zhvilluan me Asambletë e zgjeruara në qytetet Berat, Kuçovë, Poliçan dhe Urë Vajgurore.

Fjala e Balles
Sot ne jemi vetëm përballë të gjithë atyre. Fati na e ka sjellë që të gjithë këta ti kemi përballë. Partia Socialiste kundërshtarin më të madh gjithmonë ka vetveten dhe opozitë nuk kemi ata, opozita jonë janë hallet e njerëzve.
Duhet të bëjmë gjithçka e sa të mundemi me çfarë kemi mundësi t’u përgjigjemi halleve të njerëzve.
Ajo që patë në 16 shkurt ishte një akt i turpshëm, është një akt që e ka dënuar e gjithë bota demokratike nga SHBA tek BE, tek Gjermania në mënyrë të veçantë si motorr i Europës.
Ngjarje të tilla do mundohen t’i përsërisin sa herë të kemi Kuvend, sa herë ne të marrim vendime të rëndësishme që lidhen me çuarjen përpara të reformës në drejtësi.
Një gjë po ja them nga Berati, Lulit, Monikës dhe Saliut, mos guxoni të bllokoni rrugën europiane të Shqipërisë. Përballja me drejtësinë nuk ju shpëton pavarësisht se çfarë skenarësh mund të keni.
Kush guxon të godasë institucionet, të dëmtojë demokracinë në Shqipëri, të dëmtojë të ardhmen tonë europiane do të marrë ndëshkimin që meriton”, u shpreh Balla.
Ministri Klosi
Drejtuesi politik i Qarkut Berat, Blendi Klosi, njëherësh dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, u shpreh se opozita ka zgjedhur këtë rrugë, sepse e kuptoi që Partinë Socialiste nuk mund ta mundi dot, sepse ajo është ne aleancë të gjerë me qytetarët.
“Para një jave s’ndodhi asgjë më shumë dhe asgjë më pak vetëm se kapitullimi i Sali Berishës. Ata nënshkruan kapitullimin.
E thanë një vit me radhë që kur humbën në 2017-ën në të gjithë Shqipërinë se: ne nuk i mundim dot socialistët, ne nuk e mundim dot Edi Ramën, ne nuk e mundim dot Partinë Socialiste.
E morëm mandatin në 2017-ën duke thënë se ne do të qeverisim bashkë me qytetarët. E morëm mandatin duke thënë se ne do të dëgjojmë njerëzit. Kemi një vit që punojmë dhe tani që erdhi gara ato thonë se ne nuk hyjnë dot në garë.
Kush i pengoi ata të bënin fushatë? Kush i pengoi ata të merreshin me strukturat? Le të ngrinin strukturat e PD, LSI e kujt të donin ata. Ata e kuptuan se nuk kanë për të fituar dot.
Unë e di që për garën e Bashkisë Berat mund të ketë 20, 25 apo 30 kandidatë. Po shkojmë në një drejtim të bindur se jo vetëm do fitojmë, por do të fitojmë si asnjëherë tjetër. Jo vetëm do të fitojmë, por do të mblidhemi të gjithë bashkë dhe do të krijojmë një energji shumë të madhe që na duhet për garën tjetër. Në garën e vitit 2021 pesë mandate do i marrim pa diskutuar fare në Qarkun e Beratit, në embrionin e Partisë Socialiste.
E kemi mision, që kur është krijuar kjo parti që ne të bëjmë shtetin ata të përpiqen ta shkatërrojnë, ne të bëjmë reforma ata të bëjnë anti-reforma, ne të ndërtojmë institucione ata ti gjuajnë institucioneve me gurë.”,- tha Klosi.
Kandidati per Beratin
Kandidati socialist për Bashkinë e Beratit, Ervin Demo nënvizoi se gjithë kjo dhunë dhe këto mesazhe negative që partitë opozitare po japin dëmtojnë rëndë imazhin e vendit, e veçanërisht turizmin, që është edhe industria kryesore për ekonominë e qytetarëve të Beratit.
“Ne presim fillimin e sezonit turistik dhe të gjithë e dimë se sa problematike janë këto sinjale destruktive që çohen nga forca të caktuara politike.
Ne duhet të jemi të gjithë bashkë që me qytetari, me durim, dhe mbi të gjitha me alternativë shumë të qartë se çfarë do bëjmë me qytetin e Beratit ne do të tregojmë se jemi forcë politike që shikon vetëm nga e ardhmja, shikon vetëm nga zhvillimi, shikon vetëm për të rritur cilësinë e jetesës së qytetarëve të Beratit.”, u shpreh ai.
Në këto takime që janë në vazhdim të fushatës së komunikimit me qytetarët, drejtuesit politik shoqëroheshin nga deputetët e të tre qarqeve
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



