E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla nxjerr sheshit ‘të palarat’ e Shehajt: Hallin e tij e di gjithë Vlora!
Lajme

Balla nxjerr sheshit ‘të palarat’ e Shehajt: Hallin e tij e di gjithë Vlora!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka hedhur akuza të forta ndaj Agron Shehajt, duke deklaruar se shqetësimi i tij nuk lidhet me protestat, por me çështje që sipas Ballës kanë të bëjnë me të afërmit e tij në Vlorë.

Gjatë fjalës së tij, Balla përmendi konkretisht Agim Shehajn, të cilin e identifikoi si djalin e xhaxhait të Agron Shehajt, duke pretenduar se ai është përfshirë në manipulimin e pronave dhe se ndodhet nën hetim.

“Ky Agron Shehaj që po bërtet, ky s’ka lidhje me protestën, halli është djali i xhaxhait, Agim Shehaj, që është një nga personat që ka manipuluar pronat atje dhe është në hetim. E di gjithë Vlora sa hektarë tokë ka Agim Shehaj, të sfidoj të shkojmë në Vlorë dhe të sqarojmë Vlorën për hallet që ke ti dhe Agim Shehaj. Të besuan regjistrin e partisë dhe atë e vodhe, këtë më tha Luli”, tha Balla.

Deklaratat e kreut të grupit socialist vijnë në kuadër të përplasjeve politike mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa deri tani nuk ka pasur një reagim publik nga Agron Shehaj lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij dhe familjarit të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.