E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla raporton te ‘Siguria’ për kampet: 3 mijë emigrantë, s’mund ta kalojë kuota
Lajme

Balla raporton te ‘Siguria’ për kampet: 3 mijë emigrantë, s’mund ta kalojë kuota

Do të strehohen vetëm për procedurat kufitare, shpenzimet nga Italia

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka raportuar sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Ai tha se qendra e pritjes së refugjatëve do të mbulohet me shpenzimet e qeverisë italiane.

Balla tha se në këto dy qendra, në Gjadër dhe Shëngjin, do të akomodohen përkohësisht një pjesë e emigrantëve. Mes të tjerash Balla tha se vendi rikonfirmon pozitën si një aleat i besueshëm.

“Qendra e pritjes së refugjatëve, me shpenzimet e Italisë. Do të akomodojmë përkohësisht një pjesë të emigrantëve. Numri i emigrantëve që do akomodohen njëkohësisht nuk mund ta kalojë kuotën e 3 mijë. Vendi rikonfirmon pozitën si një aleat i besueshëm. Përdorim i përkohshëm i një sipërfaqe pasurore. Italia do i akomodojmë refugjatët vetëm brenda strukturës”, tha Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.