E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla shpërndan reagimin e ambasadës amerikane: Jemi në krahun e duhur të historisë
Publik News

Balla shpërndan reagimin e ambasadës amerikane: Jemi në krahun e duhur të historisë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndërsa ka shpërndarë reagimin e Ambasadës Amerikane dhe të delegacionit të BE, që përshëndetën miratimin nga Parlamenti të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, shkruan se PS është “në krahun e duhur të historisë”.

Me një postim në facebook, Balla shkruan se sot “mori përgjigjen e fortë (të radhës) nga Kuvendi kushdo që është përpjekur prej tre vitesh ta pengojë zbatimin e Reformës në Drejtësi”.

 

taulant balla

Postimi i plotë:

Në krahun e duhur të historisë,

në ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë,

në rrugën Europiane të Shqipërisë 🇪🇺🇺🇸

Sot Kuvendi përmes votës së 105 deputetëve, pas propozimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përmbylli procesin e zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së re Kushtetuese. Tashmë me pesë anëtarë Gjykata Kushtetuese.

Sot mori përgjigjen e fortë (të radhës) nga Kuvendi kushdo që është përpjekur prej tre vitesh ta pengojë zbatimin e Reformës në Drejtësi.

75354812_2558292944216291_8296426697473916928_n

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.