E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla takim me drejtues të Policisë: Mos lejoni deputetët të ndërhyjnë në punën tuaj
Lajme

Balla takim me drejtues të Policisë: Mos lejoni deputetët të ndërhyjnë në punën tuaj

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë mbledhjes së strukturave të Policisë theksoi se nuk duhet të ketë asnjë ndërhyrje në punën e Punonjësve të Policisë së Shtetit.

“Do keni derën time të hapur në çdo orë për çdo nevojë. Asnjë deputet nuk duhet të ndërhyjë në punën tuaj. Kush pranon ndërhyrje nga deputetët nuk do paraqesë asnjë justifikim për të qendruar në punë. Deputetët duhet t’i dëgjoni me respekt deputetët, por kur ka ndërhyrje në kryerjen e detyrës tuaj, deputetin drejtoheni tek unë”, u shpreh Balla. 

Ministri theksoi se gjatë punës së tij do të kujeset për rritjen e standardeve të punonjsëve të policisë. 

“Do rregullojmë strehimin për ata që punojnë larg familjeve. Ndërkohë 100 banesa për familjet e reja të punonjësve të policisë”, u shpreh ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.