E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balliu komenton vendimin e Holandës: Turp, Largimi i Ramës emergjencë kombëtare
Politikë

Balliu komenton vendimin e Holandës: Turp, Largimi i Ramës emergjencë kombëtare

Klevis Balliu e ndërsa ka komentuar vendimin e parlamentit holandez për t’i thënë jo hapjes së negociatave për Shqipërinë, tha se, sipas tij, kjo erdhi për shkak të lidhjes së Ramës me krimin.

Në një postim në facebook, Balliu e konsideron turp të madh për Shqipërinë si i vetmi vend që nuk i hapen negociatat, ndërsa shton se largimi i Ramës është “emergjencë kombëtare”.

Postimi i plotë:

EUROPA ‘PO’ MAQEDONISË, ‘JO’ SHQIPËRISË PËR SHKAK TË RAMËS

Për shkak të lidhjes së Edi Ramës me krimin, të provuar nga mediat Gjermane, Parlamenti Holandës i tha ‘PO’ Maqedonisë së Veriut dhe ‘JO’ Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Është një turp i madh që Shqipëria deri dje bënte hapat më të shpejta në rajon për integrimin Europian duke bërë asocim stabilizimin, liberalizimin e vizave, statusin kandidat, e tani është vendi i vetëm që nuk i hapen negociatat.

Dhe njësoj si Parlamenti i Holandës fatkeqësisht do të bëjnë edhe shumë vende të tjera.

Largimi i Ramës tanimë është emergjencë kombëtare.

Të bashkohemi të gjithë bashkë. Me Ramën Kryeministër smund të ketë të ardhme, smund të ketë Europë.

Largimi i Edvin Kristaq Ramës emergjencë kombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.