E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ballkani i Hapur, një iniciativë e jashtëzakonshme”/ Vuçiç publikon foton nga darka me Ramën dhe Zaev: Do punojmë ta çojmë përpara nismën
Lajme

“Ballkani i Hapur, një iniciativë e jashtëzakonshme”/ Vuçiç publikon foton nga darka me Ramën dhe Zaev: Do punojmë ta çojmë përpara nismën

Kreu i shtetit serb, sëbashku me kryeministrin Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, po darkojnë mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Vuçiç ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram, një foto nga darka me Ramën dhe Zaev.

Krah fotos, Vuçiç shkruan se Ballkani i Hapur është një iniciativë e jashtëzakonshme.

“Ne e konsiderojmë Ballkanin e Hapur, një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila është bërë që njerëzit të jetojnë të lirë në rajon, në çdo qytet dhe fshat. Do të punojmë më fortë që të çojmë përpara bisedime të rëndësishme lidhur me këtë nismë” – shkruan Vuçiç.

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një protestë kundër ardhjes së Vuçiç në vendin tonë pasditen e sotme.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.