Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë konkurues me aeroportet ndërkombëtare
Zëvendëskryeministrja dhe ministria e Infrastrukturës, Belind Balluku, ka folur për aeroportin e Vlorës gjatë takimit në aeroportin “Nënë Tereza”, ku do të shtohet një tjetër kompani. Balluku ka vlerësuar aeroportin e Vlorës si një projekt frymëzues dhe të rëndësishëm, dhe ka shtuar se do të jetë konkurrues me çdo aeroport tjetër ndërkombëtar. Ajo ka shprehur besimin se ky aeroport do të jetë një pikë referimi në aviacionin civil, konkurrues jo vetëm në Europë, por edhe në nivel ndërkombëtar. Ministria është në fazën e plotësimit të kushteve të sigurisë për aeroportin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



