E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balluku në Zvicër, komentuesit: Rri andej me Tigrin, ka eksperiencë
Lajme

Balluku në Zvicër, komentuesit: Rri andej me Tigrin, ka eksperiencë

Vetëm pak orë pasi në media u publikua lajmi se ndaj saj është hapur një hetim nga SPAK, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u shfaq sërish në publik, këtë herë nga Zvicra.

Në rrjetet e saj sociale, Balluku postoi një video ku shihet e qetë dhe e buzëqeshur gjatë një udhëtimi me tren nga Zyrihu drejt Bernës, duke folur për projekte infrastrukturore dhe për modelin e hekurudhave që po kërkon të adaptojë edhe Shqipëria.

Por ndërsa videoja kishte si synim promovimin e ideve të saj për transportin publik, komentet poshtë saj u mbushën me ironi dhe iluzione për zhvillimet e fundit.

Shumë ndjekës i kujtuan hetimet e hapura nga SPAK, ndërsa disa e krahasuan udhëtimin e saj me rastin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili prej muajsh ndodhet në Zvicër.

“Lëri porosi Ben Tigrit të të gjejë ndonjë apartament me qira atje,” shkruan një komentues, ndërsa një tjetër ironizon: “Shko tako Tigrin, ka eksperiencë me rrugët e Zvicrës.”

Mes dhjetëra reagimeve nuk munguan edhe komentet që përmendnin hetimin ndaj saj, si:

“Nesër je e ftuar në SPAK,”
“A ke dëgjuar çfarë po gatuhet në Tiranë?”
“Rri andej me Ahmetajn, ndoshta është më e qetë.”

Megjithë notat ironike të ndjekësve, ministrja nuk ka reaguar deri tani për çështjen e hetimit apo për komentet e bëra në adresë të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.